Foto ilustruese

Plazhi i madh i Durrësit është plot me pushues edhe këtë fundjavë shtatori.

Koha plot diell dhe temperaturat mbi 30 gradë kanë sjellë fluksin e pushuesve të vjeshtës në plazhet e Adriatikut. Shumë prej turistëve të huaj vijnë për herë të parë si ky grup të rinjsh nga Suedia, po ka dhe të tjerë që, pasi kanë kaluar pushimet e verës, nxitojnë të shfrytëzojnë edhe fundjavat për të pushuar në vendin tonë.

“Është këndshëm. Diell. Vijmë për herë të parë këtu. Jemi nga Suedia dhe do të qëndrojmë 8 ditë. Kjo është dita e parë.”

“Erdhëm mbrëmë dhe do të qëndrojmë për 3 ditë. Vetëm për fundjavë dhe do të kthehemi në Poloni. Vijmë vazhdimisht këtu.”

E ndërsa për pushuesit e huaj çmimet janë të favorshme, për vendasit dhe pushuesit nga Kosova, si pasojë e kërkesës së lartë turistike, ky sezon ofroi çmime më të larta dhe pushime më të shtrenjta në bregdet.

Moti i qëndrueshëm dhe plot diell e mban të lartë interesin e pushuesve për plazhin dhe po ashtu të sektorit të hotelerisë dhe operatorëve turistikë, që flukset e pushuesve tashmë i presin më të shumtë gjatë fundjavave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA