Sikur të mos mjaftonte gjendja e Alexis Sanchez që humbi sfidën e Kilit në Uruguaj, Simone Inzaghi tani duhet të shqetësohet edhe për gjendjen fizike të Juan Cuadrados.
Kolumbiani doli nga fusha në pushimin e sfidës me Venezuelën për shkak të një problemi muskulor. Që në pamje të parë nuk duket i rëndë.
Stafi mjekësor i Interit është në kontakt me atë të Kolumbisë. Dhe në vazhdim do të vendoset nëse Cuadrado do të shkojë në Kili për ndeshjen e së martës kundër të zotëve të shtëpisë.
Apo nëse siç shpresojnë te zikaltrit, do të rikthehet menjëherë në Milano për të provuar që të jetë i gatshëm për derbin me Milanin.
35-vjeçari sapo ka bërë paqe me ultrasit e Interit. Teksa kundër Fiorentinës shërbeu asistin për dygolëshin e Lautaro Martinez.
Për Inzaghin është një një armë e rëndësishme nga stoli, dhe pikërisht për këtë arsye tekniku shpreson që të mos e humbasë. /Supersport
Top Channel