Akuzat e rënda, Antony “ndahet” me Manchester United

10/09/2023 16:14

Braziliani Antony është përballur me akuza dhune dhe përdhunimi gjatë ditëve të fundit. 23-vjeçari u transferua nga Ajax te Manchester United për 95 mln euro gjatë verës së vitit të kaluar.

Sezoni i dytë në “Old Trafford” ka nisur shumë keq për sulmuesin e djathtë. Ish e dashura e tij, pretendon se është përballur me dhunë fizike nga futbollisti.

Gabriela Cavallin thekson se pësoi një çarje në kokë dhe kishte nevojë për trajtim nga një mjek. Pasi Antony e sulmoi atë “me një goditje në kokë” në një dhomë hoteli në Mançester, më 15 janar.

Ajo gjithashtu u shpreh se “ish”-i i saj e ka goditur me grusht në gjoks, teksa futbollisti latin po përballet edhe me dy akuza të reja, të paraqitura nga dy gra të tjera në Brazil.

Unë nuk jam nga ata që bien dakord me dhunën ndaj femrave, është një gabim i madh. Jam 100% kundër, pasi kam një nënë dhe një motër, dhe nuk do të doja kurrë që diçka e tillë t’u ndodhte atyre”, u mbrojt lojtari i United.

Ndaj të cilit Federata Braziliane e Futbollit ka vepruar menjëherë duke e përjashtuar nga skuadra kombëtare. Ndërkohë, Antony ka reaguar sërish me anë të një qëndrimi zyrtar:

Kam rënë dakord me Manchester United që të marr një periudhë pushimi derisa të trajtohen akuzat e bëra kundrejt meje. Dua të ritheksoj pafajësinë time për gjërat për të cilat jam akuzuar. Do të bashkëpunoj plotësisht me policinë”, thekson lojtari i “Djajve të Kuq”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA