Fillon “Punë pa Teka”/ Cikël reportazhesh mbi profesionet më të veçanta në Shqipëri

09/09/2023 12:34

Punë pa teka është emisioni më i ri që i shtohet programacionit të larmishëm të Top Channel.

Çdo pasdite të shtunave, Kristi Gongo do të sjell për shikuesit ndjeshmërinë personale të një profesioni të nënvlerësuar e shpeshherë edhe të paragjykuar.

Një emision gjithëpërfshirës që i drejtohet edhe  të papunëve,atyre që e kanë gjetur punën që duan , të vegjëlve apo edhe atyre që janë në pension.

“Në një kohë kur një krizë mbarëkombëtare ka prekur tregun e punës, unë mendoj se ky emision është formati i duhur për të larguar vëmendjen nga gjërat sipërfaqësore apo nga përfitimet e profesioneve ideale të shekullit 21, e ta kthejmë atë te ato profesione modeste të cilat janë thelbësisht të nevojshme e që e cojnë shoqërinë përpara”– thotë Kristi Gongo- autore, Punë pa teka

Sfida e Kristi Gongos që do të vijë edhe te ju përmes një cikli reportazhesh në terren do të jetë të tregojë sekretet e punëve që nuk ju kanë shkuar ndonjëherë në mendje për t’i realizuar. Ajo do të përpiqet të bëjë më të mirën, por sa do ia dal? Le të shohim episodin e parë, që na zbulon se ka hyrë në minierë…

“Punë pa teka, nuk kërkon të bëjë moral, as të shesë modele, përkundrazi. Idea është shumë e thjeshtë. Ejani të përveshim mëngët dhe fillojmë nga puna se çdo sekondë vlen. A keni nevojë për punë? Punë pa teka, pra. Na ndiqni në orën 17:30”- tha  Kristi Gongo- autore, Punë pa teka.

Top Channel