Gjatë kësaj jave vendi ynë ishte nën ndikimin e ciklonit Daniel që përfshiu Greqinë.

Për fat na preku vetëm pjesa fundore e këtij cikloni që në vendin tonë solli vetëm erë dhe reshje të pakta kryesisht në jug.

“Duke nisur nga dita e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Për fundjavën pritet depërtimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore, si dhe depërtimi i anticiklonit. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. Në fushën termike për fundjavën pritet të pësojnë rritje kryesisht në vlerat e mesditës ku termometri do të shënojë vlerën e 35-36 gradë“, shpjegon Besa Shehollari, sinoptikane nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak……

Edhe fillimi i javës do të jetë në ndikim të këtyre masave ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA