Drejtuesit e disa vendeve kanë nisur të mbërrijnë në Indi, aty ku do të mbahet Samiti i Liderëve G20 gjatë fundjavës, për të diskutuar rreth problemeve.

Kryeministri britanik Rishi Sunak mbërriti këtë të premte në vendin e tij të lindjes nën shoqërimin e partneres, por këtë herë si lideri britanik.

Paraprakisht ai ka deklaruar se fokusi kryesor do të jetë mbështetja e Ukrainës së shkatërruar nga lufta dhe ekonomia globale.

Ndërkohë në aeroportin e Nju Delhi-t zbarkoi edhe kryeministrja italiane Georgia Meloni, e cila u prit nga homologia e saj Narendra Modi.

Gjithashtu Ministri i Jashtëm i Rusisë mbërriti në Indi, për të kryesuar delegacionin e samitit, por në mungesë të Presidentit Vladimir Putin.

Tashmë është konfirmuar nga autoritetet se Putin nuk do të jetë pjesë e diskutimeve, ndërsa në shënjestër të kritikave mbetet vendi që ai drejton.

Pas mbërritjes Sergei Lavrov deklaroi se do të punojnë me vendet anëtare për gjetjen e një zgjidhjeje për problemet globale ekonomike.

Presidenti i SHBA Joe Biden gjithashtu do të jetë pjesë e Samitit të Liderëve G20, ndërsa i qëndron vendimit që gjithçka do të vijojë sipas kronologjisë, pavarësisht mungesës së liderëve kinezë dhe rusë.

Biden shpreson të shfrytëzojë mungesën e Xi Jinping dhe Vladimir Putin për të rritur ndikimin e SHBA-së dhe të tregojë se grupi i superfuqive ekonomike mbetet një forum kyç për çështjet ndërkombëtare.

Por blloku mbetet i ndarë për çështje të mëdha, nga lufta e Rusisë në Ukrainë te ndryshimet klimatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA