6 muaj hetime iu deshën policisë së Tiranës për të identifikuar 9 anëtarët e një grupi kriminal që shpërndanin dogra të llojeve të ndryshme në zonën e kodrës së diellit në kryeqytet.

Gjatë ndërhyrjes policia mundi të arrestojë vetëm 8 prej tyre ndërsa një e shpalli në kërkim ndërsa sekuestroi 1 kg kanabis, një sasi tjetër të ndarë në doza si edhe 150 doza kokainë.

Grupi dyshohet se drejtohej nga 35 vjeçari Heraldo Rexhepaj i cili në këtë aktivitet të paligjshëm kishte angazhuar dhe bashkëjetuesen e tij Viola Bendaj, e cila po ashtu ra në pranga.

35 vjeçari Heraldo Rexhepaj që dyshohej se ishte koka e shpërndarësve që operonin tek Kodra e Diellit kishte precedent të mëparshëm për drogën. Në dy vitet e fundit ai rezulton i arrestuar 6 herë për këtë vepër penale. Arrestimi i fundit ka qenë në prill të këtij viti në pikën e kalimit kufitar të Morinës ku u kap me disa doza kokaine dhe kanabisi.

Grupi ishte kthyer në një shqetësim për banorët e zonës pasi konsumatorët e drogës vinin tek kodra e diellit për të blerë lëndën narkotike duke krijuar herë pas here bllokime rrugësh apo konflikte mes tyre.

Porositë për drogën përgjithësisht bëheshin në telefon ku për kokainën përdorej fjala “pizza” ndërsa për kanabisin emra pijesh freskuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA