Alban Bangasi, avokati që porositi Nuredin Dumanin për rrahjen e ish-gruas së tij, ka mohuar të këtë lidhje me atë që ka rrëfyer Dumani.

Ai e ka cilësuar si mashtrues bashkëpunëtorin e drejtësisë, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmaguar hetimit.

Mësohet se prokurori Behar Dibra në seancë kërkoi shpjegim nga Bengasi pse u largua një javë pasi dolën masat e arrestit dhe pse u kthye në Shqipëri në momentin që dosja kaloi për gjykim.

Bengasi sqaroi se në çdo pozicion pune që ka mbajtur nga OPGJ e deri tek avokat e ka bërë më ndershmëri dhe pa asnjë kompromis.

Bengasi, është përmendur në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, ku thuhet se i kishte ofruar atij shumën prej 120 mijë eurosh për të vrarë ish-bashkëshorten e tij, ndërsa më herët ishte porositur gjymtimi i saj.

Bengasi dyshonte se ish-gruaja e tij e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë, dhe për këtë kishte nisur një seri hakmarrjesh ndaj saj, me qëllimin final për ta eliminuar.

Ai përdorte njohjen me bosët e krimit, për të realizuar qëllimin e tij, ndërkohë që nga Dumani përshkruhet si një person që pinte shumë kokainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA