I dha fitoren Argjentinës dhe barazoi rekordin e Surezit, Messi “harron” suksesin në Katar
08/09/2023 13:23
Argjentina e nisi me këmbën e mbarë fushatën eliminatore të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur 1-0 Ecuadorin në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit.
Tri pikë të ardhura nga këmbët e Lionel Messit (gol spektakolar nga goditja e lirë), që vazhdon të japë kontribut në përfaqësuese edhe pas suksesit historik në “Katar 2022”.
Ky ishte goli numër 29 i shtatë herë fituesit të Topit të Artë në eliminatoret e Kupës së Botës, duke barazuar kështu rekordin që kishte arritur miku dhe ish-shoku i tij te Barcelona, Luiz Suarez .
Kapiteni i Argjentinës, në përfundim të sfidës hapëse me Venezuelen theksoi se, megjithëse shokët e tij vazhdojnë të shijojnë titullin e fituar në Kupën e Botës 2022 në Katar, tani është koha për të “shikuar përpara”.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se e kemi shijuar vërtet gjithë këtë (suksesin në Kupën e Botës), por ajo që bëmë tashmë ka kaluar, duhet të shohim përpara”, tha “Pleshti”.
Në lidhje me barazimin e rekordit të Suarezit, Messi tha:
“Është kënaqësi e madhe të jemi të dy, në të njëjtën kuotë golash në eliminatoret e Botërorit, do të thotë shumë për ne.”
Duhet kujtuar që Luiz Suarez nuk u grumbulluar nga trajneri i Uruguait, Marcelo Bielsa, për ndeshjen me Kilin.