Entuziazëm “fake” te Polonia, Shqipëria duhet të përfitojë

08/09/2023 12:51

Klima në kombëtaren e Polonisë nuk është aq pozitive sa e paraqiti trajneri Fernando Santos në përfundim të sfidës me Ishujt Faroe, e fituar 2-0 falë finalizimeve të Robert Lewandowsit.

Mediet polake theksojnë se portugezi është treguar i pavërtetë kur deklaroi: “Ne kemi folur për gjithçka, atmosfera është fantastike. Nëse ka diçka që mund të përmirësohet, është atmosfera rreth skuadrës.”

Santos, i irrituar nga pyetjet e gazetarëve, i shmangu përgjigjet për ndeshjen e radhës me Shqipërinë, duke u fokusuar vetëm te suksesi me Ishujt Faroe.

Portugezi nuk i kurseu lojtarët më të mirë për ndeshjen e së dielës ndaj Shqipërisë. Mirëpo edhe pse me formacionin më të mirë, Polonia nuk ishte bindëse në lojë, edhe pse luajti me një kundërshtar relativisht të dobët.

Atmosfera në stadium ishte e vakët, vetëm pas golave të Robert Lewandowskit pati një lloj entuziazmi, që gjithsesi nuk ishte në neivelin që pritej.

Në momentin e zhbllokimit të rezultatit me 11-mërsh nga sulmuesi i Barcelonës, vetëm Jakub Kiwior dhe Jakub Kamiński vrapuan drejt tij. Pas disa minutash, kapiteni i kombëtares polake shënoi golin e dytë. Fotoja e realizuar pas penalltisë ishte dëshmi e qartë se nuk ka entuziazëm në dhomat e zhveshjes, por as te tifozët.

U kuptua edhe para se të niste takimi, kur spikerja lexonte emrat e lojtarëve një nga një dhe tifozët përsëritnin emrat e tyre: dukej sikur ishe në kopsht. Zhurma kryesore vinte nga fëmijët, të cilët ishin të shumtë në Stadiumin Kombëtar.

Jozyrtarisht thuhet se Federata Polake e Futbollit ka shpërndarë bileta për këtë ndeshje për grupe fëmijësh për të mbushur tribunat bosh./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA