Nuk do të ketë gjykim të shkurtuar, por gjykim të zakonshëm në procesin penal ndaj Fatmir Mediut, emri i të cilit u rikthye nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.
Me heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, ish ministri i mbrojtjes kërkon nga gjykata e posaçme të thërrasë si dëshmitarë 90 persona, mes tyre politikanë, gjeneralë amerikanë dhe të NATO-s, tetë ish-ministra jo vetëm të kabinetit Berisha por edhe të kabinetit Rama. Mediu kërkon të dëgjohet ish sekretari i departamentit amerikan të mbrojtjes Gordon England, i cili bashkë me gjeneralë të tjerë të Pentagonit duhet të rrëfejë rëndësinë e procesit të demontimit.
Në listën dorëzuar Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ish-funksionarë të lartë, si ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA dhe gjeneralë të NATO-s.
Lista e dorëzuar me 90 dëshmitarët:
Gordon England, zëvëndes sekretari i Departamentit të Mbrojtjes në SHBA për periudhën 2005-2009. England ftohet të dëshmojë mbi marrëdhëniet konkrete të ndërtuara midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbroities, veçanërisht, vlerësimet për gjendjen e armatim-municionit; domosdoshmërine demontuese; mbështetjen konkrete që kanë dhënë për demontimin; kontrata për demontimin e municioneve, si dhe praktikat si kryhet demontimi dhe përgjegjësitë civilo-ushtarake të këtij procesi.
Franc Josef Jung, ish ministër i mbrojtjes i Republikës Federale Gjermane për periudhën 2005-2009,
Arturo Parisi, ish-Ministër i Mbrojtjes se Republikës së Italisë, për periudhën 2006-2008.
Lazar Elenovski, ish- Ministër i Mbrojtës së Maqedonisë Veriut, në periudhën 2006-2008.
Personalitete ushtarake
Gjeneral Leitnant Michael Barbero, Drejtor i Drejtorisë se Operacioneve ne DOD(Pentagon) USA, General Leitnant.
Gjeneral Major Vito Di Ventura, ish-Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2005-2006.
Gjeneral Major Buzz Kievenaar, , ish-Drejtues i ekipit SAIC, i zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nga viti 2001 deri në 2006 për modernizimin e FA.
General Brigade Georgios Mouroutsos, General Brigade, ish- Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2006-2007.
Kolonel Louis L. Boros dhe Z.Gregory Cannata, drejtues te ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA nga viti 2006 deri në 2013.
Shtetasit e huaj që kanë qenë përfaqësues të kompanisë SAC kontraktore e Ministrisë së Mbrojtjes për procesin e demontimit:
Patric Corneilous Henry, përfagësues i kompanisë amerikane SAC; David Clark Hoëell, Sidney Tison Mac Intyre, Ëilliam Merrit Hart, Rodney Spencer Taylor. Këta dëshmitarë duhet të pyeten dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e çështjes, detyrat që kryenin, personat përgjegjës hierarkike të tyre, urdhrat e marra në procesin e demontimit, rrethana që lidhen me shkaqet e shpërthimit, etj.
Lista e dëshmitarëve shtetas shqiptarë:
Pandeli Majko, ish-Ministër i Mbroitjes , i cili ka miratuar dokumentat kryesore të sigurisë, urdhrat per menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre, si dhe kontratën me kompanitë private të financuara nga donatoret për demontimin.
Besnik Mustafaj, ish-Ministër i Jashtëm në periudhën 2005-2007, i cili ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut ne Bruksel.
Ridvan Bode, ish- Ministër i Financave për periudhën 2005-2013, pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për demontimin e municioneve te tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.
Aldo Bumci, ish- Ministër i Drejtësisë në kohën e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për demontimin e municioneve.
Mimi Kodheli, ish-Ministre e Mbroitjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit, proces për të cilin ka vazhduar bashkëpunimin me NATO-n në kuadër veprues; do të pyetet lidhur me kuadrin ligior të zbatuar dhe mbi raportet me Z.Mediu, edhe si përfaqësuese e Kuvendit ne cilësinë e Zv. Presidentes së Asamblese Parlamentare te NATO-s.
Besnik Baraj, Ish zëvëndës Ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca fuqiplotë në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit, si dhe ka drejtuar në periudhën 2005-2007 SEDM (Ministerali i Mbroitjes së Europës Juglindore).
Mygerem Tafa, ish-Sekretar i Pergjithshëm i Keshillit të Ministrave, i cili ka koordinuar proceset ndërmjet ministrive për vendimmarrje të qeverisë, përfshi edhe VKM 138/2007 për demontimin.
Badri Shaqiri, ish- Drejtori SHIK, i cili ka pasur detyë për ndjekjen e veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurine kombëtare.
Ahmet Premçi, ish-Drejtori i Përgiithshem i Policisë së Shtetit në periudhen e ngjarjes së Gërdecit, i cili thirret të deshojë për informacione dhe rezultate hetimi lidhur me veprimtari kriminale në Gërdec.
Sajmir Kodra, ish-Ispektor i Pergjithshëm pranë Kryeministrit për Sherbimin Informativ Kombetër në kohën e ngjarjes, i cili ka pasur detyrën e vlerësimit te informacioneve të ardhura nga qendra operacionale e FA dhe nga Sherbimi Informativ Kombëtar.
Gezim Musabelliu, ish-deputet i Komisionit te Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka qenë pjesëmarrës ne seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes , Shefin e Shtabit dhe përfagësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.
Leondard Demi, ish-deputet, kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka qenë pjesëmarrës ne seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit dhe përfaqësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.
Petro Koçi, ish-deputet, ish-zëvëndës Kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim-municionit dhe ka zhvilluar seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjeses, Shefin e Shtabit dhe perfagësuesin e ekipit amerikan te CUBIC.
Ahmet Osmani, ish-këshilltar për armatimin i Komisionit të sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollonin e situatës së depove në armatim-municionit.
Plarent Ruka, ish-Këshilltari Juridik i Ministrisë së Mbroitjes, i cili thirret për të dëshmuar lidhur me dijeninë e tij mbi tërësinë e praktikë nënligjore per realizimin e procesit të demontimit.
Arben Simaku, ish- Shefi Kabinetit i Ministrit Fatmir Mediu, i cili thirret për të dëshmuar lidhur me dijeninë e tij mbi tërësinë e praktikave nënligiore të nxjerra nga Ministri i Mbroitjes, për realizimin e procesit te demontimit.
Enkelejda Malaj, ish-Këshilltare për Marredhëniet me Jashtë, e cila thirret për të dëshmuar mbi dijeninë për marrëdhëniet dhe diskutimet bilaterale me partnerët për anëtarësimin ne NATO, përfshirë dhe demontimin.
Idriz Konjari, ish-Dreitor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe NATO-n, i cili thirret për të dëshmuar mbi dijeninë për marrëdhëniet dhe diskutimet bilaterale me partnerët për anëtarësimin në NATO, përfshi dhe demontimin.
Flutura Kodra, sekretare, e cila thirret të dëshmojë për hyrje-daljet e subjekteve ne Zyrën e Ministrit Mediu.
Luan Duzha, ish- Dreitor i Mjekësit, i cili thirret të dëshmoje mbi potencialin demontues, praktikat me projektin NAMSA dhe marredhēniet e Forcave te Armatosura me Ministrinë e Mbrojtjes.
Stavri Çipa, ish- Kryeinxhinieri i Ndërmarrjes së Mjekësit, i cil thirret të pyetet mbi teknologjinë e përdorur për demontim, projektin e NAMSA-s, kostot e demontimit, si dhe rreth takimit me Shtabin Përgjithshëm.
Begator Mane, ish- President i Kompanisë së Sigurisë që ka ruajtur Repartin e demontimit në Gërdec, i cili thirret për të dëshmuar mbi vizitat (frekuencen dhe emrat) të ushtarakëve dhe civilëve ne atë repart gjatë periudhës së demontimit.
Ardian Mullai, ish-Sekretar Pergithshem i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili thirret për të dëshmuar lidhur me dijeninë e tij mbi tërësinë e praktikës nënligjore për realizimin e procesit te demontimit.
Adriatik Mema, ish-Sekretar i Përgiithshem i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili thirret për të dëshmuar lidhur me dijenin e tij mbi tërësinë e praktikës nënligiore për realizimin e procesit të demontimit.
Agim Lala, General, Ish-Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshem, i cili thirret për të dëshmuar mbi rolin dhe marredhëniet midis Ministrit dhe Forcave të Armatosura, si dhe urdhërat e prakikat e demontimit e zbatimit të tyre.
Shpëtim Spahiu, General, ish-Komandant i Forcave të Bashkuara, i cili thiirret të dëshmoje mbi dijeninë për procesin e demontimit dhe të përgjegjesive përkatese civilo- ushtarake në këtë proces.
Bardhyl Kollçaku, General, ish-deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë, Ish Shef i Shtabit Pergjithshem dhe ish-Shef pranë Sekretariatit të SEDM.
Pëllumb Qazimi, General, Ish- Shef i Shtabit të Përgjithshem, i cili thirret për të dëshmuar mbi rolin dhe marrëdheniet midis Ministrit dhe Forcave të Armatosura, si dhe urdhërat e prakikat e demontimit e zbatimit të tyre.
Kostaq Karoli, General, Ish- Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ish-Komandant i Forcave Tokësore, i cili thirret për të dëshmuar mbi rolin dhe marrëdhëniet midis Ministrit dhe Forcave të Armatosura, si dhe urdhërat e prakikat e demontimit e zbatimit të tyre.
Maksim Malaj, General, Ish- Shef i Shtabit të Përgjithshem, i cili thirret për të dëshmuar mbi rolin dhe marrëdhëniet midis Ministrit dhe Forcave të Armatosura, si dhe urdhërat e prakikat e demontimit e zbatimit të tyre edhe mbas Gërdecit.
Kristaq Gerveni, General, ish-Komandant i FA, përfaqësues Ushtarak në NATO, i cili thirret të dëshmojë për marrëdheniet civile e ushtarake.
Arian Zaimi, Gjeneral, ish-përfaqësues Ushtarak në NATO dhe Këshilltar Ministri, i cili thirret të deshmoje për marrëdhëniet civile e ushtarake.
Nazmi Cahani, General, Ish-Shef i Kabinetit të Shtabit të Përgjithshem, Përfaqesues Ushtarak në NATO, i cili thirret të dëshmoje për marrëdhëniet civile e ushtarake.
Piro Ahmetaj, ish-Përfaqesues Ushtarak dhe Këshilltar i Presidentit, i cili thirret të dëshmojë për marrëdhëniet civile e ushtarake.
Bardhyl Hoxha, Gjeneral, Ish-Drejtor dhe Komandant i Brigadës Logjistike, i cili eshte marrë me vlerësimin e kerkesës së SAC, si dhe me praktikat e demontimit nga kompania AEM e komandës logjistike.
Viktor Pershqefa, ish specialist i Armatim-Municioneve në Drejorinë e Logjistikes, i cili thirret te deshmojë mbi dijeninë për procesin e demontimit dhe të përgjegësive përkatese civilo- ushtarake në këtë proces.
Zejno Jaha, Kolonel, ish -Shefi i Kabinetit të SHSSHP, Vladimir Ndreu, Kolonel, ish-Komandant Regjimentit Komando.
Kadri Sula, Kolonel, ish-Komandant i Brigadës Mbeshtetëse, Ish Drejtor i Logjistikës, i cili thirret të deshmojë mbi dijeninë mbi procesin e demontimit dhe të përgjegjsive përkatëse civilo-ushtarake në këte proces.
Elez Satki, Kolonel, Ish-Komandant i Komandes Mbështetëese, i cili thirret të dëshmoje mbi dijeninë për procesin e demontimit dhe të përgjegjësive përkatëse civilo- ushtarake në këtë proces.
Kristaq Arapi, Kolonel ne Forcën e Bashkuar, i cili ka sugjeruar spostimin e vendit të demontimit më në thellësi të Repartit për shkaqe sigurie.
Perikli Koliqi, Kolonel, ish-Dreitor i Menaxhimit të Burimeve financiare dhe të mbroitjes J7 nëShtabin e Pergjithshem të FA, i cili thirret të deshmojë mbi kostot e demotimit dhe praktikat e buxhetimit në Ministrinë e Mbroities.
Mustafa Xhemali, Kolonel, Inspektor i Përgjithshem, i cili merrej me inspektimin e zbatueshmerisë së urdharve të Ministrit dhe të situates në FA.
Ali Koceku, General, ish-Keshilltar Ushtarak për marredhënietCivilo-Ushtarake te Ministrit të Mbrojtjes, i cili thirret të dëshmojë mbi dijeninë për procesin e demontimit dhe të përgjegjësive përkatëse civilo-ushtarake në këtë proves.
Hysni Gjergji, Kolonel, ish-Dreitori i Shërbimit Informativ Shtetëror. Gëzim Bajrami, zv .drejtor i Agjensisë së Inteligiencës të Sigurisë së Mbrojtjes (ish-SHIU.
Foto Duro, Kolonel, ish-Dreitor i Shtabit dhe Ish-Drejtor i Logjistikes së J5 pranë SHSHP, Xhevdet Zeneli, Kolonel, Ish-Dreitor i Shtabit dhe ish-Drejtor i Policisë Ushtarake.
Hysen Cekodhima, Kolonel, ish-Dreitori i Dreitorise operacionale të Logjitikes J3, Martin Lazri, ish-Drejtor i MEICO-s, i cili thirret të dëshmojë për proceset e demontimit dhe marrëdhëniet e MEICO-s ne këtë proces pas ngjarjes së Gërdecit.
Çesk Milja, ish-Drejtor në Shtabin e Përgjithshëm, i cili thirret të dëshmojë mbi dijeninë e tij për procesin e demontimit.
Drini Nikolla, ish-Drejtor i Policisë Ushtarake, i cili thirret të dëshmojë rreth raporteve të përgatitura nga Policia Ushtarake për zbatimin e ligjit ne FA, shoqerimin e transportit të municionit dhe transportit të barutit me mjetet e kompanisë private.
Aleksander Pando, Kolonel, ish-Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm, Ish -Drejtor Logistike. Zenel Kuçana, Kolonel, ish-Komandant i Forcave të Bashkuara për Repartin e Gerdecit
Nazmi Sherra, Nënoficer, roje në Gerdec, Asim Selmani, ish-Komandant i rojeve në Gërdec, Ruzhdi Kuçi, Kolonel, ish-Dreitor i Qendrës Operacionale në SHPFA.
Manushaqe Shehu, Generale, ish-Keshilltare Presidentit Z.Bamir Topi, Maksim Hamiti, Nënkolonel, Komandant i Batalionit të Shtabit. Dhori Spirollari, General, ish -Komandant i Forcave Ajerore dhe Dreitor i Personelit ne FA,
Bexhet Zeqiri, specialist finance prane KLSH, ekspert i thirrur nga Prokuroria;
Ymer Stafa, specialist finance pranë KLSH, ekspert i thirrur nga Prokuroria;
Rasim Metallari, specialist finance në Drejtorinë e Auditit në Ministrinë e Financave;
Latif Cela, specialist financë në Drejtorinë e Auditit pranë Ministrisë së Financave;
Mondi Hoxha, specialist armatimi i pajisjeve speciale në Drejtorinë e policisë, Qarku Durrës;
Besim Malaj, specialist i fushës së armatim municionit
Shkëlqim Sina, specialist i fushës së armatim municionit
Fatmir Bozdo, specialit i fushës teknologjike- ushtarake
Dhimitër Kerri, specialist i Fushës së Transportit
Veip Bello, specialist i Fushës së Transportit;
si dhe Anthony L. May; Larry R. Smith; Peter J. O’Connor; Michael Eldredge; Kenneth Witeley; Dondi Albritton.
Seanca e radhës është më datë 22 shtator.
Top Channel