​Sot, afati i fundit për largimin e strukturave ilegale nga objekti në Mitrovicë të Veriut

08/09/2023 10:26

Këtë të premte, përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së veriut u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.

Ky objekt është parë si mundësi për t’i rikthyer tensionet në veri të vendit.

Objekti që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia. Ai është pronë e Republikës së Kosovës dhe vendimi për rikthimin e tij tek institucionet vendore, është mbështetur edhe nga Qeveria.

Frika nga ndonjë intervenim policor për lirimin e kësaj hapësire, ka shtyrë të ketë edhe reagim ndërkombëtar.

Kjo bëri që aksioni i paralajmëruar të ndodhë më 25 gusht, të shtyhet për të premten e 8 shtatorit. Lista serbe të mërkurën nëpërmjet një komunikate ka thënë se nuk do të largohen objekti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA