Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare me djalin dhe Blertën Këtë vit pritet të ketë një tjetër rënie të numrit të nxënësve që do të ulen të hënën në bankat e shkollës.
Ministria e Arsimit ka shtyrë për të dytën herë afatin e procesit të regjistrimit të nxënësve duke i dhënë mundësi deri të dielën në orën 23 e 59 minuta, pasi është parë një numër i ulët i regjistrimeve
Drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar ka hapur e ka mbyllur dy herë sistemin për regjistrimin e nxënësve.
Afati i parë ishte nga mesi i gushtit deri në datën 1 shtator. Më pas u shty deri në datën 4 shtator dhe një ditë më parë pasi u panë shifrat e ulëta të regjistrimeve procesi është shtyrë deri të dielën, pak orë para se të nisë viti i ri shkollor.
Top Channel ka mësuar se deri më tani janë afro 27 mijë nxënës të regjistruar në klasat e dhjeta dhe krahasuar me një vit rezulton të jenë i 1000 nxënës më pak. Por rënie të ndjeshëm ka edhe tek të vegjlit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Shifrat zyrtare pitet të bëhen publik në ditën e parë të filmit të të vitit të ri shkollor .
Një vit më parë u ulën në bankat e shkollës rreth 450 mijë nxënës. 30 mijë nxënës më pak se viti paraardhës.
Kjo rënie pritet të jetë e ndjeshme edhe këtë vit, ku në klasat e para numri i ulët i nxënësve argumentohet me uljen e numri të lidhjeve ndërsa për numrin e ulët në klasat dhjeta reflektohet emigrimi i shqiptarëve drejt vendeve të BE.
Top Channel