Presidenti Begaj takohet me Presidentin Tokayev: Do hapet Ambasada e Kazakistanit në Shqipëri

07/09/2023 13:56

Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, u prit sot në një vizitë shtetërore në Kazakistan, nga Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev.

Kjo vizitë, shënon vizitën e parë të një presidenti nga Shqipëria në Kazakistan, dhe vjen në një kohë kur mbushen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve. Pas ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua dhe nga një takim midis dy delegacioneve.

Në një prononcim për mediat, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Presidenti Begaj u shpreh se: Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, gjetjen e mundësive të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes reciprok, siç mund të jenë energjia, infrastruktura, bujqësia apo nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve.

Në funksion të afrimit të mëtejshëm të dy vendeve, Presidenti Begaj tha se: Një çështje me rëndësi tjetër që u diskutua ishte dhe hapja e një Ambasade të Kazakistanit në Shqipëri, e cila u mirëprit nga ana e Presidentit Tokayev.

Në qendër të vëmendjes gjatë takimeve ishte edhe turizmi. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj tha se: Interes tjetër të veçantë pati në drejtim të vendosjes së një linje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet Kazakistanit dhe Tiranës, e cila do t’i shërbejë turizmit. Kreu i Shtetit i bëri ftesën Presidentit Tokayev për të vizituar Shqipërinë.

Presidenti Begaj, gjithashtu zhvilloi një takim me Kryetarin e Senatit të Republikës së Kazakistanit, z. Maulen Ashimbayev. Ai dhe z. Ashimbayev folën për rëndësinë që kanë marrëdhëniet parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Sipas Presidentit Begaj, ngritja e gamës së shkëmbimeve midis dy parlamenteve do të mundësonte të dy vendet të thellonin edhe më tej bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA