“Një lojtar do të vdesë…”, paralajmërimi i tenistit rus në US Open

07/09/2023 14:54

Polemika pa fund gjatë duelit mes Daniil Medvedev dhe Andrey Rublev, e vlefshme për çerekfinalet e US Open dhe e fituar me një rezultat të pastër 3-0 nga tenisti i ditëlindjes 1996.

Një derbi rus i luajtur në çimenton e “Arthur Ashe Stadium” në kushte shumë të vështira: 34° gradë (39’ perceptohet nga brenda stadiumit) dhe 50% lagështi. Organizatorët u përpoqën ta zgjidhnin problemin duke mbyllur gjysmën e çatisë së fushës qendrore. Objektivi? T’u bënin pak hije tenistëve dhe spektatorëve.

Në setin e dytë, lojtari nga Moskës i kërkoi arbitrit ndihmë mjekësore: ai e preku gjoksin disa herë, duke nënvizuar vështirësitë në frymëmarrje të shkaktuara nga temperaturat e larta në “Flushing Meadows”.

Pas përdorimit të pajisjes së astmës, Medvedev u kthye në fushë, por vështirësitë në frymëmarrje, edhe për shkak të ritmit të furishëm të ndeshjes, u përsëritën pas game-t të tretë të setit të tretë. Menjëherë pas kësaj, rusi u kthye nga kamera, shqiptoi disa fjalë shqetësuese:

“Një lojtar do të vdesë dhe ata do ta shohin”, paralajmëroi Medvedev për rreziqet e zhvillimit të një ndeshjeje në ato kushte të vështira.

Fjala “ata”, e thënë nga rusi, u referohej qartë organizatorëve, të cilët mund ta kishin mbyllur plotësisht edhe çatinë e “Arthur Ashe Stadium”. Për fat të mirë nuk ka ndodhur asgjë serioze, por kjo fjali do të shkaktojë një vorbull polemikash. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA