Kualifikueset e EURO 2024 kanë hyrë tashmë në fazën më interesante, me skuadrat që janë në gjysmën e rrugës për të siguruar një vend në Europianin e ardhshëm.
Grupi B rezervon dy sfida shumë të rëndësishme, Francë – Irlandë dhe Holandë – Greqi. Në Paris, Franca kërkon suksesin e pestë radhazi, ndërsa kryeson me pikë të plota dhe pas katër ndeshjesh nuk ka pësuar asnjë gol.
Në Irlandë skuadra e Deschamps vuajti jo pak, por në fund fitoi falë një goli të Pavard, ndërkohë që Irlanda në tre ndeshje ka marrë tre pikë, falë suksesit të vetëm ndaj Gjibraltarit.
Franca niset si favorite në këtë përballje dhe kërkon të thellojë ecurinë pozitive në kualifikuese, me Francën që nuk e njeh humbjen në 11 ndeshje radhazi në shtëpi me 9 fitore dhe 2 barazime.
Në Eindhoven, Holanda do të luajë gjithçka për gjithçka ndaj Greqisë, në një sfidë që vlen shumë për të dyja përfaqësueset.
Skuadra e Koeman ka vuajtur shumë gjatë këtij viti, me 3 humbje në 4 ndeshje, ndërsa ka fituar vetëm ndaj Gjibraltarit.
Në këtë grup, Holanda ka luajtur vetëm dy ndeshje dhe tashmë ka shansin të rekuperojë në klasifikim, por përballë është Greqia, që në tre ndeshje ka marrë 6 pikë dhe është mundur vetëm nga Franca dhe diferenca mes tyre në klasifikim është tre pikë.
Historia flet në favorin e “Tulipanëve”, por dyja ndeshjet e fundit kanë folur për grekët, me dy fitore në dy ndeshje miqësore ( 2016 dhe 2010).
Të dyja takimet e Grupit B mund t’i ndiqni ekskluzivisht në SuperSport/Digitalb: Francë – Irlandë / SuperSport 3; Holandë – Greqi / SuperSport 4
Top Channel