25/12 20:47
Thorgan Hazard, vëllai i vogël i Eden Hazard largohet nga Borussia Dortmund pas katër vitesh dhe kthehet në shtëpi.
Lojtari belg ka firmosur deri më 30 qershor 2026 me Anderlecht dhe në moshën 30-vjeçare do të përpiqet të “ringjallë” karrierën e tij, të kushtëzuar nga dëmtimet.
Në fjalët e tij të para si lojtar i Anderlecht, Hazard tha: “Jam shumë i lumtur që firmos me Anderlecht-in. Doja të kthehesha në Belgjikë me familjen time. Kam ndjekur nga afër zhvillimet gjatë gjithë verës dhe më ka bërë përshtypje tregu i transferimeve, cilësia e ekipit dhe projekti i klubit. Doja shumë të isha pjesë e tij dhe mezi pres të njihem me të gjithë dhe të rizbuloj ligën belge.”
Top Channel