Çmimet FIFA “The Best”/ Sylvinho e Gjimshiti në një mendje për fituesin, por ndahen për të dytin dhe të tretin
Përveç Arabisë Saudite, është edhe një ligë tjetër ku kanë zgjedhur të shkojnë disa “yje” të futbollit. I referohemi MLS-së, e galvanizuar nga transferimi i Lionel Messit tek Inter Miami.
Nelson Rodriguez, nënkryetar ekzekutiv i turneut amerikan, foli me për gazetën “Olé” mbi ndikimin që kishte kampioni argjentinas në një futboll që tashmë po rritej me shpejtësi: “Numrat janë të pabesueshëm. Në Los Angeles bileta për ta parë atë duke luajtur kushtonte më shumë se një abonim sezoni. Krahasuar me ardhjen e Beckham është ndryshe. U thashë kolegëve të mi se nuk do ta kishin imagjinuar ndikimin e madh që do të kishte Messi. Talenti që ka është mbresëlënës, ai është unik. Jam krenar që zgjodhi Inter Miamin dhe MLS-në për të vazhduar karrierën e tij”.
Rodriguez tregon më shumë detaje rreth efektit “Messi” për futbollin e Amerikës së Veriut.
“Në Apple, me të cilin kemi një marrëveshje transmetimi këtë vit, tri ndeshjet më të shikuara janë tri të parat e Messit. Unë jam djali i Neë York Cosmos të Pelesë, aty u dashurova me futbollin. Kështu do të jetë për shumë njerëz, djem e vajza, me Messin.
Klubet si Inter Miami po ndihmojnë në rritjen e këtij kampionati. Shifrat nuk gënjejnë dhe tregojnë përkushtimin e tyre. Ne kemi investuar tashmë pesë miliardë dollarë në stadiume dhe një miliard në qendra stërvitore, pa numëruar investimet në lojtarë”./Supersport
Top Channel