Programi Investigativ “Inside Story” çel këtë të mërkurë sezonin e ri.

Në ciklin e ri të dokumentarëve në ekranin e Top Channel do të vijnë një sërë investigimesh të forta që prekin tema si korrupsioni, paligjshmëritë e ndryshme, abuzimet me fondet publike, krimi i organizuar, dramat sociale etj.

Puntata e parë trajton një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare që lidhet me përdorimin e drogës, pasojat sociale dhe kriminale që prodhon ajo.

Statistikat zbulojnë një shifër të frikshme prej rreth 100 mijë personash të rënë në grackën e lëndëve narkotike. Nga masivizimi i drogave sintetike që sjellin rreziqe të mëdha tek rritja me shpejtësi e përdoruesve minorenë.

Inside Story depërton në disa prej pikave më të nxehta të shpërndarjes dhe strehëzave të shndërruara në baza të narkomanëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA