Lojtarët janë gati/ Ndeshja ndaj Zvicrës, Kosova vijon punën nën një atmosferë pozitive

06/09/2023 12:28

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, po i vazhdon përgatitjet për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2024 kundër Zvicrës.

Pas seancave stërvitore në palestër dhe videoanalizave të kundështarit, Kosova po i vazhdon stërvitjet e rregullta në fushën e gjelbër në Kampin Nacional në Hajvali. Stërvitjet e deritanishme ishin kryesisht të përqëndruara vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë.

Përkundër disa ndryshimeve në skuadër, ardhjet e reja dhe të disa lojtarëve tjerë që ishin më herët siç është rasti me Valon dhe Bernard Berisha, para ndeshjes së vështirë ndaj Zvicrës, lojtarët duken të gatshëm dhe atmosfera është mjaft e mirë, kurse motivi shumë i lartë.

Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024, pasi ndeshja e parë luhet me 9 Shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës dhe tre ditë më vonë në udhëtim te Rumania./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA