Inceneratori i Fierit, Lefter Koka: Kërkoj drejtësi pa ndikim nga politika, akuzat si të fallxhores, pa prova

06/09/2023 14:54

Ka kërkuar pafajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij ish-ministri Lefter Koka, i cili doli sot në GJKKO në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Lefter Koka kërkoi bashkë me avokatin pafajësi për të tre akuzat dhe heqje konfiskimi. Ai pretendoi se po akuzohet pa fakte penale dhe pa prova.

Ish-ministri deklaroi se nuk njeh asnjë prej investitorëve dhe se kërkon drejtësi të pa ndikuar nga politika dhe opinioni, në të kundërt tha ai “do të jem viktima  e radhës”.

Nuk e kisha menduar që do dilja para gjykatës. Akuza shkoi në dy dosje penale të ndara dhe përmes fraksioneve sheh faktet. Sot dal para jush për tre akuza me dy pretenca me nga 10 vjet. Unë e mora detyrën në 2010 dhe riciklimi ishte emergjent.  Dua të them se kjo akuzë është ngritur në formën e tallavasë është absurde.

Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018, unë jam larguar si Ministër më 2017. Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Formës së Prerë të Gjykatës Administrative  Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.

Gjykohem dy herë për të njëjtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e procesit analog të Elbasanit. Relacioni administratorit të caktuar nga gjykata provon pafajësinë time. Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i procesit penal.

Kjo çështje kërkon drejtësi!  Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e radhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo. Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo Shqiptari për të marrë Drejtësi.

Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time. Me prova e fakte të provoj fajësinë e atyre që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme. Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare , asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.

Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.

Do ngushëllohesha në izolim në qoftë se kallëzimin do e kishte bërë çdokush tjetër shqiptar, por të bëhet nga ai çift famëkeq është e trishtë , e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit..”-ka thënë ndër të tjera Lefter Koka para gjykatës.

Më herët avokati mbrojtjes theksoi se kompetencën për shpalljen e fituesit nuk e kishte ministri i Mjedisit por anëtarët e komisionit. Ka një sërë argumentash të të cilat sikurse evidentoi avokati mbrojtës, Lefter Koka sipas tij duhet shpallur i pafajshëm dhe duhet hequr sekuestro në adresë të pasurive që i përkasin ish-funksionarit të lartë.

Më herët mbrojtjen e ka kryer edhe ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, i cili u vetë deklarua i pafajshëm, gjithsej pritet të kryet mbrojtja për tetë të akuzuar të tjerë që janë në dosjen e SPAK nga e cila pretendohet se janë kryer dëme të konsiderueshëm ekonomike nga këto shkelje.

Më herët është shtyrë edhe çështja e inceneratorit të Elbasanit që është caktuar të, bahet gjatë muajit shtator, ku do të ndryshojë trupa gjykuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA