“Grupi i parë nga nëna Shqipëri u nis”, Tifozat Kuq e Zi gati për transfertën çeke

06/09/2023 19:48

Shqipëria luan të enjten një takim të rëndësishëm për objektivin e kualifikimit në Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani.

Kuqezinjtë e Sylvinhos përballen me Çekinë në Pragë, duel që do të transmetohet në SuperSport 2, duke nisur prej orës 20:45.

Në transfertën çeke do të marrin pjesë shumë tifozë shqiptarë. Grupimi Tifozat Kuq e Zi nuk mungon kurrë në mbështetje të Kombëtares.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ lajmëron nisjen e grupit të parë drejt kryeqytetit çek.

“Grupi i parë nga nëna Shqipëri u nis. Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin!”, lexohet në postimin e ultrasve shqiptarë.

Në “Fortuna Arena” do të dëgjohen edhe koret e tifozëve kuqezi. Përveç sektorit të tifozerisë mike, shqiptarë do të ketë edhe në pjesë të tjera të stadiumit. Shumë prej tyre, të cilët kanë pasaportë të huaj, kanë blerë biletat edhe jashtë tribunës kur do të vendosen TKZ për të mbështetur nga afër lojtarët e Kombëtares.

Me shpresën për të festuar një rezultat pozitiv. Shqipëria renditet në vendin e dytë të grupit E. Me 6 pikë të grumbulluara në tri ndeshjet e para. Ndërkohë, të dielën e 10 shtatorit zhvillohet takimi i radhës. Kundër Polonisë në “Air Albania”, në të njëjtën orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA