Sot është në gjykim dhe në seancë publike dosja e inceneratorit te Fierit, me 21 të akuzuar, shumica e tyre kompani dhe shoqëri tregtare nën akuzë për mashtrim dhe falsifikim dokumentash.
Procesi ka nisur në orën 10 dhe sikurse ishte caktuar në këtë axhendë ka nisur me mbrojtjen e tij ish-ministri Lefter Koka. Por deri më tani Koka nuk ka folur ende, është përfaqësuar dhe mbrojtjen po r konsideron në një fashikull voluminoz avokati i tij mbrojtës Julian Mertiri.
Disa nga pikat kryesore në të cilat Mërtiri duke iu referuar ligjit, tha se klienti i tij nuk ka shpërdoruar detyrën, nuk ka pastruar para dhe nuk ka kryer korrupsion dhe si argument ka thënë se në atë kohë nuk kishte kompetenca për të kryer shpalljen publike të koncesionit dhe impiantit të Fierit, por kjo kompetencë është caktuar me ligj.
Po ashtu avokati mbrojtjes theksoi se kompetencës për shpalljen e fituesit nuk e kishte ministri i mjedisit por anëtarët e komisionit. Ka një sërë argumentash të të cilat sikurse evidentoi avokati mbrojtës, Lefter Koka sipas tij duhet shpallur i pafajshëm dhe duhet hequr sekuestro në adresë të pasurive që i përkasin ish-funksionarit të lartë.
Më herët mbrojtjen e ka kryer edhe ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, i cili u vetëdeklarua i pafajshëm, gjithsej pritet të kryet mbrojtja për tetë të akuzuar të tjerë që janë në dosjen e SPAK nga e cila pretendohet se janë kryer dëme të konsiderueshëm ekonomike nga këto shkelje.
Në vijim, në përfundim të seancës pritet të japë një deklaratë për mediat edhe avokati mbrojtës por edhe i akuzuari Lefter Koka që është i pranishëm në këtë seancë gjyqësore.
Më herët është shtyrë edhe çështja e inceneratorit të Elbasanit që është caktuar të, bahet gjatë muajit shtator, ku do të ndryshojë trupa gjykuese.
Top Channel