Fiket zjarri në Lushnje, Balla: Mirënjohje për punën të gjithë strukturave për izolimin e zjarrit që kërcënoi banesat

06/09/2023 10:31

Pas disa orësh në luftë me flakët, është shuar zjarri në fshatin Zham të Lushnjë.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ishte mbrëmë në vendngjarje, ka vlerësuar punën e pandalshme të gjithë strukturave deri në izolimin e zjarrit që kërcënoi deri banesat e banorëve të fshatit Zhamë.

Shumë mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke shmangur dëme shumë, shumë më të mëdha nëse nuk do të ishte arritur vendosja nën kontroll gjatë natës dhe nëse nuk do të ishte punuar pa ndërprerje deri në mëngjesin e sotëm“, shkruan ministri në rrjete sociale.

Për këtë rast, policia ka vënë nën hetim një 58-vjeçar, që pasi i vuri flakën mbeturinave, zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe ullishteje dhe pemësh.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA