‘Aktivistja e klimës’ vret me thikë të dashurin në rrugë, teksa ai i lutej ‘Të lutem, unë të dua’ (fotot)

06/09/2023 15:34

Një aktiviste britanike e grupit ambjentalist ‘Extinction Rebellion’ e cila ishte diplomuar në drejtësi dhe ëndërronte të bëhej avokate të drejtash, është burgosur dje për vrasje me thikë të të fejuarit të saj, nën efektin e drogave.

Pas një konflikti shtëpiak, 28 vjeçarja  Blaze Lily Wallace, e cila ishte shtatzënë në kohën e sulmit, ndoqi jashtë në rrugë e armatosur të fejuarin e saj Samuel Mayo, 34 vjeç, duke e qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tyre në Londër.

Dëshmitarët thonin se fjalët e fundit të dëshpëruara të burrit ishin: “Të lutem Blaze, unë të dua, të lutem Blaze.’

Samuel vdiq nga një plagë 4cm e thellë në ngjarjen e mbrëmjes së 14 korrikut teksa i lutej shoferëve dhe kalimtarëve të thërrisnin një ambulancë.

Dje në gjykatën e Kingston-upon-Thames, Wallace u dënua për vrasje dhe armëmbajtje pas një gjyqi tre-javor.

Ajo u burgos për një minimum prej 24 vjetësh.

Gjykatësi Rajeev Shetty i tha Wallace: “Ti i ngulë thikën në gjoks, ai po thërriste për ndihmë por ndryshe nga njerëzit që erdhën për ta ndihmuar ti u largove nga vendngjarja dhe e le të vdesë, duke mos treguar asnjë pendesë”.

“Jeta e tij ashtu si dhe e jotja ishin të njollosura nga përdorimi i drogave por ai ishte i pëlqyer nga familja e tij dhe banorët e zonës”.

“Aio kishte qenë i dhunshëm ndaj teje por dëshmitarët thanë këtu se dhe ti ishe agresore”.

Viktima Mayo besohet se ishte larguar nga shtëpia e çiftit me sendet e tij personale pasi ata kishin debatuar në kopshtin prapa shtëpisë.

Por nën influencën e heroinës, e kanabisit ata ishin konfliktuar në shtëpinë e Wallace që kishte çuar në episodin e vrasjes.

Wallace pretendonte se i fejuari saj Mayo kishte një shkop të mprehur të cilin ajo besonte se do ta përdorte si armë, por pretendimet e aktivistes së mjedisit, u refuzuan nga gjykata.

Gjykatësi Shetty tha: “Ti e ndoqe atë jashtë rreth gjashtë minuta më vonë, e armatosur me thikë, prandaj refuzohen pretendimet e vetëmbrojtjes”.

“Ai nuk ishte një kërcënim për ty dhe nuk të sulmoi, kurse ti e qëllove me thikë në zemër, me qëllimin ta vrisje .

Nëna e viktimës Mayo, Sarah Johnstone e përshkruante atë si një bir të dashur e të kujdesur, një vëlla e xhaxha i sjellshëm me nipërit, që i bënte gjithmonë të qeshnin.

Vrasësja Wallace ishte diplomuar për drejtësi në 2017 ndërsa kishte kompletuar masterin vetëm dy muaj para arrestimit.

Ajo lindi fëmijën e saj në burg më 30 mars, për të cilën po kujdeset familja e të vëllait.

Prokurorja e çështjes tha se vrasja ishte e paramenduar teksa gruaja ishte nën influencën e drogave të forta.

“Kjo nuk ishte një krizë brenda zhvillimit të sulmit por një vrasje e paramenduar”, tha prokurorja.

Zoti Mayo, humbi gjak deri në vdekje teksa policia e kishte njohur si përdorues drogash në zonë.

Wallace u dënua dhe katër vjet të tjera plus dënimit te përjetshëm për armëmbajtjen pa leje.

FOTO GALERI
2/5
Një aktiviste britanike është burgosur dje për vrasje me thikë të të fejuarit të saj, nën efektin e drogave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA