Gilberto Hernandez iu bashkua Club Atletico Independente vitin e kaluar nga Herrera FC. Lojtari zhvilloi 32 ndeshje me klubin panamez dhe shënoi 7 gola, teksa ka bërë dhe dy paraqitje me përfaqësuesen e Panamasë.

25/02 09:55
Tragjedi në futbollin latin. Lojtari i përfaqësueses së Panamasë, Gilberto Hernandez është qëlluar me armë për vdekje.
27-vjeçari i cili ishte pjesë e klubit Club Atletico Independente, një nga klubet më të rëndësishme në kampionatin e Panamasë, është qëlluar nga disa persona nga makina.
Nga përplasja kanë ngelur edhe disa të plagosur. Lajmi për vrasjen e 27-vjeçarit është dhënë nga policia dhe është përcjellë edhe nga faqja zyrtare e klubit të Independentes.

Top Channel