Përballjet e vitit të kaluar me emrat e mëdhenj të futbollit botëror si Real Madrid, Chelsea apo Paris Saint Germain, Vllaznia në futboll për femra nuk i konsideron si rastësi apo fat prandaj synon që këtë sukses ta realizojë edhe këtë vit.
Skuadra shkodranë është në grupin e 7 eleminator, dhe do të debutojë në Ligën e Kampioneve, ditën e mërkurë. Kundërshtari i parë do të jetë Hajvalia kampionia e Kosovës.
Vajzat kuqeblu tashmë me më shumë eksperiencë në kupat e Europës, janë të bindura për kalimin në turin tjetër.
Me formatin e ri, Vllaznia është në grupin e 7 eleminator me kampionen e Kosovës, Turqisë dhe Islandës. Dy ndeshjet e para eleminatore do të zhvillohen të mërkuren në “Loro Boriçi” ndërsa finalja, ditën e shtunë. Hyrja në stadium, është falas për të gjithë tifozerinë.
Top Channel