Parlamenti ukrainas miraton shkarkimin e ministrit të mbrojtjes, reagon Rusia

05/09/2023 15:50
Oleksii Reznikov

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar shkarkimin e ministrit të mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Sipas politikanit Yaroslav Zheleznyak, largimi i tij u miratua me shumicë votash, nga ana e deputetëve.

Volodymyr Zelensky deklaroi se se Reznikov do të zëvendësohet këtë javë nga shefi i privatizimit të vendit, Rustem Umerov.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe Rusia, e cila shprehet se vendimi i Ukrainës për të emëruar një ministër të ri të mbrojtjes nuk do të ndryshojë natyrën e qeverisë ukrainase.

Reznikov, ndonëse nuk u implikua vetë, drejtoi ministrinë e mbrojtjes, ndërkohë që u vu nën kritika për korrupsion të dyshuar, diçka që Zelensky është zotuar ta mbyllë ndërsa kërkon lidhje më të ngushta me Perëndimin.

Top Channel