Shqipëria duket se ka thyer rekorde gjatë këtij sezoni turistik që po lëmë pas.

Përveç shifrave në rritje të turistëve që na kanë vizituar gjatë gjithë këtij viti, tre muaj e verës  treguan se Shqipëria është shndërruar tanimë në një destinacion të preferuar për turistët e huaj jo vetëm nga vende të Europës. Dhe më parë se të dalin shifrat e INSTAT për sezonin veror .

Aplikacioni Google ka bërë një renditje të vendeve me rritjen më të madhe të turizmit  gjatë 2023, të cilën e publikoi në llogarinë tij në Facebook kryeministri Rama ku Shqipëria  është e treta në listë pas Turqisë dhe Kroacisë. Ndërsa Tirana, kryeqyteti i shqiptarëve renditet e dyta menjëherë pas Antalias.

Pak ditë më parë Shqipëria zuri vendin me performancën më të mirë në botë sa i takon trafikut ajror.  Në këtë përfundim doli  raporti i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, që e vendos vendin tonë në krye të listës sa I përket trafikut të pasagjerëve në krahasim me 2019-ën. Trafiku ajror shënoi rritje me 116.6% apo dy herë më shumë, ndërsa pas nesh vjen Armenia.

Kjo perfomancë vjen në kushtet kur shumica e vendeve që janë pjesë e listës rezultojnë me perfomancë negative, pasi nuk kanë arritur të kapin shifrat e 2019-ës, i cilësuar si viti i bumit ajror, përpara goditjes që erdhi nga pandemia.

Rimëkëmbja e Shqipërisë në trafikun ajror është konfirmuar edhe nga aviacioni civil europian, ndërsa INSTAT bën me dije se gjatë këtij viti pa llogaritur korrikun dhe gushtin, 2.9 milionë pasagjerë udhëtuan nëpërmjet ajrit.

Kjo vjen me 28% rritje nga e njëjta periudhë një vit më parë. Ndërkohë edhe numri i flutirmeve në gjashtë muajt e parë të vitit u rritën me 20%.

Me numrat e dy muajve të tjerë, Shqipëria pritet të tejkalojë rekordin e vitit të kaluar, ku 5.2 milion pasagjerë erdhën nga ajri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA