Mbledhja e Amblesë së PS/ Rama konfirmon ndryshimet: Do paraqes propozimet për kabinetin e ri qeveritar, nesër i drejtohen Presidentit

04/09/2023 16:38

Kryeministri Rama ka konfirmuar ndryshimet që priten të bëhen gjatë mbledhjes së Asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste vetëm pak çaste më vonë.

Përmes një postimi në Facebook Rama tha se emrat do ti bëje publikë më vonë, ndërsa nesër do ti drejtohen Presidentit emrat me ndryshimet propozuara.

Gjatë kësaj mbledhje nuk përjashtohet mundësia e zëvendësimit të katër apo më shumë ministrave.

Nëse kjo do të ndodh, vlen për tu parë nëse prurjet e reja në qeveri do të jenë të një profili të lartë teknik apo politik si ata aktualët.

Ama një gjë është e sigurt. Ethet sa vinë e shtohen për anëtarët aktual të këshillit të ministrave,  të cilët nuk u panë shumë të qetë te ishin në sallën në parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA