Një 25-vjeçar banues në Tiranë është arrestuar nga policia pasi dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten.

Gjatë kontrollit në banesën tjetër të tij në Burrel në fshatin Fullqet, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

25-vjeçari R. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA