Kryeministri Rama ka komentuar gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së edhe tensionet meGreqinë në lidhje me çështjen e kryebashkiakut himariot të burgosur. 

Rama u shpreh se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje dhe se pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.

“Arsyeja përse u zgjat për turizmin ka të bëje nga njëra anë se ky sektor është një pohim I madh që askush nuk e mohon dot, Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër. Nga ana tjetër ky duhet të jetë një stimul për të arritur më shumë në çdo sektor tjetër e jo për të fjetur mbi dafina. Ky pohim është impakti i jashtëzakonshëm i organeve të reja të drejtësisë. Mbledhjen e kaluar ju thashë se nuk do të resht së përsërituri gjërat deri në bezdi. Shikojeni me kujdes se çarë po diskutohet mes nesh dhe Greqisë e se çfarë pala greke po kërkon prej nesh, prej meje personalisht. Pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul. Këto organe kanë marrë veprime e kanë dhënë vendime pavarësisht nga ne e nga ata. S’kemi asnjë debat real për këtë zhvilluar me palën greke për këtë çështje. Qasja jonë është radikalisht e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri. Për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë por për t’i mbështetur e për ti inkurajuar pa kushte. Është një qasje që i bie ndesh një historie 111 vjeçare, që ka mësuar njerëzit brez pas brezi të mendojë që pushteti politik është ai që e udhëheq atë gjyqësor. Mësimi është bëni si jemi ne mos bëni si bëjmë ne shkurt e shqip. Të arrestuarit i kanë marrë në administrim edhe Facebookun ku postojnë letrat e tij nga burgu. Këta shqipfolësit me të cilët ndajmë gjuhën dhe vendin janë në të drejtën e tyre por që të abuzojnë me lirinë e të shprehurit. Kush nuk është në të drejtën e vet ta mendojë luftën tonë në drejtësi të porsalindur.”

I pari i qeverisë tha gjithashtu se ëndrra e tij më e madhe është ajo evropiane dhe se ishte pikërisht ky qëllim përse ndodhet në politikë.

“Ata duhet ta dinin shumë mirë që nga minuta e parë e jetës që për mua e për ne, kjo është kryebeteja e PS-së për Shqipërinë Europiane, kjo është ëndrra më e madhe me syhapur që më zgjon më herët se të gjithë ju, më mban në këmbë e më detyron të fLe më vonë se të gjithë ju. Nuk e di sa prej jush mendojnë se ky vend bëhet dhe o e bën Partia Socialiste o asnjë parti tjetër në këtë vend. Ajo që unë di me siguri absolute është që po unë të mos e besoja që ky vend bëhet e po të mos e shikoja me sy hapur ëndrrën që ky vend bëhet as nuk do të kisha hyrë në politikë, as në PS e as nuk do të mbaja mbi kurriz baltë. Kurrë nuk do i kisha hyrë në këmbë detit bashkë me ju.”– tha Rama./ E.Kola

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA