Numërimi mbapsht ka nisur drejt mbledhjes të Asamblesë Socialiste, e cila do të mblidhet pas 90 minutash.

Sikurse edhe e ka pohuar vetë kryesocialisti Edi Rama, kjo asamble do t’i shërbejë për ndryshime të mundshme në qeveri.

Në korridoret e Partisë Socialiste, nuk mungojnë hipotezat apo emrat e ministrave, të cilët do të lënë postet ministrore pasditen e sotme.

Por askush me siguri, përveç Edi Ramës, nuk e di se si do ta riformatojë qeverinë e tij të tretë.

Nuk përjashtohet mundësia e zëvendësimit të katër apo më shumë ministrave.

Nëse kjo do të ndodh, vlen për tu parë nëse prurjet e reja në qeveri do të jenë të një profili të lartë teknik apo politik si ata aktualët.

Ama një gjë është e sigurt. Ethet sa vinë e shtohen për anëtarët aktual të këshillit të ministrave,  të cilët nuk u panë shumë të qetë te ishin në sallën në parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA