Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e ditës së djeshme në Tiranë, ku një 37-vjeçare me emrin Amanda Pushani humbi jetën.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për Top Channel se ajo që ka njoftuar ngjarjen ka qenë nëna e viktimës, e cila ka telefonuar ambulancën duke i thënë se e bija nuk ndihet mirë.

Shërbimi mjekësor e gjeti të vdekur 37-vjeçaren ndera gjatë ekzaminimit u vu re që kishte një plagë poshte stomakut.

Ngjarja dyshohet se ndodhi për motive banale, ku motrat kanë pasur një përleshje mes tyre pasi viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë bëhej agresive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA