Tre persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se vodhën 30 mijë euro në një zyrë.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e parave , një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

U shpallën në kërkim shtetasit:

– E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. (N)., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA