Fermerët në zonën e Frakullës në Fier kanë mbyllur një vit të suksesshëm të mbjelljesh, me rreth 200 hektarë me kultura perimore, si domate, speca, patëllxhanë dhe kultura bostanore.
Sipas kryetarit të kësaj njesie administrative Dashnor Troka, ky prodhim i mbarë është realizuar jo vetëm fale punës se vazhdueshme të fermerëve, por edhe për shkak të kërkesës në rritje si brenda dhe jashtë vendit për këto kultura shoqëruar edhe me një çmim të favorshëm për fermerët.
“Ka qenë një vit i suksesshëm për të gjithë fermerët, kjo ka ndodhur si rezultat i punës së vazhdueshme që kanë bërë ata, por gjithashtu edhe nga nevojat që ka pasur tregu i brendshëm dhe i huaj”– tha Troka
Një rol të rëndësishëm në shtimin e sipërfaqeve të mbjella kanë luajtur dhe skemat e subvencionimit.
“Duke parë që nga viti në vit shtohen sipërfaqet e kulturave bimore, patjetër edhe vitin e ardhëm do të ketë”– tha Troka.
Ndërkohë fermeri Lefter Xhelili nga Frakulla e Vogël, thotë se rritja e çmimeve të prodhimeve bujqësore është pasojë e çmimeve të larta të pesticiodeve.
Sipas tij, ky vit mund të konsiderohet më i mbari sidomos për kultivimin e domates
“Janë kostot që i rrisin çmimet”
Si problematikë për këtë sektor fermeri veçoi mungesën e fuqisë punëtore.
Top Channel