Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 27-vjeçari në Korçë
03/09/2023 13:10
Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në fshatin Hondisht të Korçës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Policia bën me dije se u arrestua i riu me inicialet E. Xh., pasi kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel