Temperatura deri në 33 gradë! Parashikimi i motit për sot
02/09/2023 08:01
Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale të gjata me kthjellime në bregdetare dhe zonat e ulëta.
Por me kthjellime dhe kalime vranësirash paraqiten në zonat malore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Gjatë orëve të pasdites; vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të në zonat malore, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.
Top Channel