Shkaku i vdekjes së Mohamed Al-Fayed zbulohet në deklaratën e ndjerë të familjes (fotot)

02/09/2023 17:01

Milioneri egjiptiano-britanik Mohamed Al Fayed, më parë pronar i zinxhirit të dyqaneve të luksit Harrods në Londër dhe i klubit të futbollit Fulham F.C. ka vdekur natën e të enjtes në moshën 94 vjeçare, njoftonte familja e tij.

Ata shtonin në deklaratë se milioneri kishte vdekur nga “mosha e madhe” ndërsa kërkonin që në këtë kohë të vështirë të respektohej privatësia e tyre.

Por shuarja e tij risjell në vëmendje vdekjen e të birit Dodi Fayed, producent egjiptian filmi, i cili hubi jetën përkrah princeshës Diana në aksidentin famëkeq të Parisit në 1997, për të cilin Al Fayed ka thënë vazhdimisht se ata “u vranë në një komplot të stabilimentit mbretëror britanik”, shkruan rrjeti vendas TheMirror.

Marrëdhënia e biznesmenit me familjen mbretërore është përshkruar së fundmi në një serial me disa sezone të quajtur The Crown (Kurora), ku tregohet sesi Al Fayed, i luajtur nga Salim Daw, u njoh me Diana, si mori kontrollin e grupit Harrods në 1985, pasi kishte blerë hotelin Ritz në Paris në 1979.

Klubi londinez i Premierligës, shkruante në deklaratën e tij: “Të gjithë ne te Fulham jemi të trishtuar për vdekjen e ish-drejtuesit dhe pronat të skuadrës, të mbushur me mirënjohje për atë që ai ka bërë për klubin”.

Gazitari i njohur britanik Piers Morgan gjithashtu i bënte homazh zotit Fayed. Teksa shkruante në rrjetet sociale: “RIP Mohamed Al-Fayed, një njeri i njohur për forcën e tij, edhe pse nuk arriti të tejkalojë kurrë vdekjen e djalit të tij përkrah princeshës Diana. Ai nuk ishte një njeri që mund të pëlqehej nga të gjithë, pasi kishte një karakter kompleks, kishte dhe gabime, por për mua ishte më se i pëlqyeshëm”.

FOTO GALERI
1/5
Marrëdhënia e biznesmenit me familjen mbretërore është përshkruar së fundmi në një serial me disa sezone të quajtur The Crown

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA