Përcillet në banesën e fundit Klajdi Bitri, ministri Balla pranë familjarëve: Do e ndjekim procesin gjyqësor

02/09/2023 11:11

Sot është përcjellë në banesën e fundit Klajdi Bitiri, i riu shqiptar që u vra në Sirolo të Italisë me shtizën e peshkimit në gjoks, pasi ndërhyri për të shuar një sherr banal, ku u përfshinë 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul dhe disa miq të shqiptarit.

Të pranishëm ishin ministri Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa.  Vëllai i Klajdit, Xhuliano ka falenderuar Sefën për praninë dhe ndihmën që ajo i ka ofruar për kthimin e trupit të pajetë të të vëllait në Shqipëri. Ndërsa kryebashkiakia shprehet se nuk gjen dot fjalë për këtë tragjedi dhe se është e më e pakta që mund të bënin për të ndihmuar familjen e tij në momente kaq të vështira.

Eriselda Sefa: Nuk gjej dot fjalë për të thënë atë që ju po kaloni, unë jam nënë vetë dhe e di se çdo të thotë të humbësh një fëmijë dhe kjo që bëra unë me stafin dhe ministrin është një detyrim moral dhe qytetar. Ne do donim që kjo gjë të mos ndodhte, por kjo është me e pakta që mund të bënim. Për çdo gjë unë do jem e gatshme për të ndihmuar familjen tuaj dhe këdo sepse kjo është detyra ime.

Vëllai i Klajdi Bitrit në një bashkëbisedim me ministrin Balla, tregoi se do jetë në Itali për seancën e gjyqit dhe për të dhënë dëshminë e tij. Balla i premton atij që do e ndjekë procesin gjyqësor.

Balla: Ne do e ndjekim procesin gjyqësor, duke kërkuar që të bëhet drejtësi.

Babai i Klajdi Bitrit: Dua dhe unë drejtësi, sepse ishte i pafajshëm. Dua unë si prind, dua drejtësinë time, unë nuk kam bërë as dënim më të vogël.

Top Channel ka mësuar se Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka udhëzuar oficerin e kontaktit në Ambasadën shqiptare në Romë të ndjekë gjyqin ndaj të dyshuarit për vrasjen e Klajdi Bitrit. Kjo praktikë e re do të aplikohet gjithmonë për të gjitha rastet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA