Një 20-vjeçar në Malësinë e Madhe është arrestuar pasi tentoi të grabiste një një moshuar me dhunë. 

Banues në banues në fshatin Koplik i Sipërm, V. F., është futur në banesën e shtetases R. H., 81 vjeçe, e cila jetonte vetëm, dhe ka tentuar të vjedhë një shumë parash. Pas ndërhyrjes së shtetases së moshuar, 20-vjeçari e ka goditur atë me send të fortë dhe për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike. 81-vjeçarja mori ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë paratë, një shtetaseje të moshuar, në banesën e saj, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftim.

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA