Pasi hyri në histori si shteti i parë në botë që uli me sukses një anije kozmike, Chandrayaan-3 në polin jugor të Hënës, India nisi m edhe misionin e saj të parë vëzhgues drejt Diellit.
Sonda Aditya-L1 u nis mëngjesin e sotëm nga Sriharikota për një udhëtim 1.5 milion kilometra nga Toka, distancë që përbën vetëm 1 për qind të largësisë mes Tokës dhe Diellit. Asaj do t`i duhen do t’i duhen katër muaj për ta përshkuar këtë rrugë. Misioni i parë indian për ta studiuar objektin më të madh të sistemit diellor, e ka marrë emrin nga Surya, që në gjuhën hindu do të thotë Diell, i njohur ndryshe edhe si Aditya.
L1 nënkupton pikën 1 Lagrange, vendi mes Diellit dhe Tokës të cilit sonda i është drejtuar. Sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës, pika Lagrange, ku mëton të arrijë misioni indian, është vend ky forcat gravitacionale të këtyre dy objekteve të mëdha e anulojnë njëra-tjetrës, duke i mundësuar anijes kozmike qëndrimin “pezull”, çka do të thotë se sateliti do të ketë nevojë për shumë pak naftë që të mund të operojë.
Anija kozmike do të duhet të udhëtojë disa herë rreth Tokës, para se të niset drejt pikës kritike. Prej atij pozicioni, shkencëtarët do të mund ta shohin Diellin vazhdimisht, edhe kur fshihet në Tokë gjatë eklipsit, dhe të kryejnë hulumtimet e tyre. Autoritetet indiane nuk kanë treguar sa do të kushtojë misioni, por disa raportimeve në shtypin indian, shifrat mund të arrijnë në 46 milionë dollarë.
Top Channel