Goditën punonjësin e policisë dhe vëllanë e tij, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, në kërkim 4 të tjerët

02/09/2023 21:27

Një efektiv i policisë së në Tiranë dhe i vëllai i tij, u dhunuan me shkop bejsbolli nga një grup personash në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia për këtë rast ka mundur të arrestoje një 29-vjeçar, ndërsa 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë ende në kërkim.

Në pranga ra Blerim Bulica, 29 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpallën në kërkim: Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.

29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Besim Alla”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit Ervin Fanaj, (punonjës Policie) dhe Bledar Fanaj, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Më herët dy palët kanë qenë shokë.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA