E rëndë! Ra në kontakt me rrymën elektrike duke punuar tokën, humb jetën një 31-vjeçar në Divjakë

02/09/2023 09:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Biçukas në Divjakë mëngjesin e kësaj të shtune.

Një 31 vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka zënë korrenti duke vaditur misrin. Nga të dhënat e para mësohet kontakti me energjinë është bërë nëpërmjet pompës së ujit dhe si pasojë Armando Nasufi ka gjetur vdekjen. Në momenti e ngjarjes ka qenë vetëm. Me pas familjarët të shqetësuar se nuk po përgjigjej në telefon kanë shkuar te toka dhe e kanë gjetur të vdekur. Banorët janë të tronditur nga humbja e fqinjit për të cilin thonë se ishte shumë djalë punëtor dhe flasin për sakrificat e punës në bujqësi.

“Ata shprehin shqetësimin se sakrificat në bujqësi për të vaditur tokat ka qenë gjithmonë prej 30 vitesh. mungesa e ujit në kanalet vaditëse detyron këta fermer të çojnë ujin në tokat e tyre me mënyra me elektro pompa”.

“Linja elektrike janë shumë ulët duke rrezikuar shpesh herë jetën e banorëve jo vetëm në toka por edhe pranë banesave”, shprehen banorët.

Banorët kërkojnë të merren masa që histori të tjera të dhimbshme si këto mos te përsëriten.  Viktima i martuar prej një viti ishte baba i një foshnje 8 muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA