Tami Manis thotë se ishte frymëzuar të zgjaste flokët e saj në modelin “bisht” siç preferohej në vitet 1980-të, kur pa një muzikant në televizion, dhe u pendua shumë kur i preu në vitin 1989 prandaj prej atëherë vetëm i ka rritur me kujdes.
Amerikania është shpërblyer për këmbënguljen e saj me një rekord botëror Guinness për femrën me flokët më të gjatë në këtë model, pas 33 vitesh që i rriste.
Ajo thotë se u frymëzua për stilin nga një video e muzikantit Til Tuesday dhe tani bishti flokëve të saj është më i gjatë se vetë ajo.
Infermierja e sistemit publik thotë se bishti saj arrin gjatësinë 172.72 centimetra.
“Ai këngëtari im i preferuar kishte një bisht të gjatë dhe unë mendova ta kopjoja”, thotë Tami, duke shtuar se nuk u bind as nga këshillat e parukiereve që i thonin se modeli ‘nuk i shkonte.’
“Flokët e mia u rritën dhe tani kam modelin bisht më të gjatë në botë”, thtoë 58 vjeçarja nga Knoxville, Tennessee, SHBA.
Por megjithathë Tami thotë se shumë njerëz nuk e vënë re modelin e saj ekstrem derisa ajo kthehet nga prapa me flokët e lëshuara në kurriz.
“Rekordi i flokëve të mi është verifikuar dhe do të shfaqem në edicionin 2024 të çmimeve Guinness”, thotë ajo për eventin e mbajtur më 14 shtator.
Modeli i vjetër bisht duket se bën një rikthim në modë teksa po shihet në disa fytyra të njohura të ekranit, kryesisht femra, shkruajnë mediat.
Top Channel