Policia rrugore ka gjobitur drejtuesit të cilët mbanin ne automjet fëmijë të moshave nën 12 vjeç pa sistemet e fiksimit.

Policia thotë se kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë.

Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.

Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA