Një 50-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar pasi ishte në kërkim prej 5 vitesh.
Operacioni nga policia u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm.
A. K., banues në fshatin Trebisht i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 31.12.2017 pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës “Shqiponja”, të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një të kërkuari si dhe në zbatim të planit-operacional të Policisë së Shtetit, kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Years””, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel