Askush nuk duhet të guxojë të kryejë veprime të paligjshme brenda perimetrit të sigurisë në shkolla, tha ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë prezantimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla.
Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Balla dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantuan masat për të garantuar sigurinë e fëmijëve në institucionet arsimore.
“Kur prindërit dhe gjyshërit i çojnë fëmijët në shkolla, ata ia dorëzojnë shtetit”, që premtoi se fëmijët nuk do të jenë të përfshirë në akte dhune, bullizimi, konflikti, aksidentesh apo konsumi të lëndëve narkotike.
Plani nis me përkufizimin e Perimetrit të Sigurisë në shkolla,që përfshin rrugët dhe rrugicat përreth kufijve të shkollës dhe dyqanet, kioskat brenda kësaj hapësire. Ky perimetër do të jetë të paktën 50 metër rreth gardhit kufizues të secilës shkollë.
Pas kësasj tha Balla, do të propozohet një paketë ndryshimesh ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave.
Për punonjësit e Policisë së Shtetit që, me veprimet apo mosveprimet e tyre, bëhen bashkëpunëtorë të krimit që kryhet në Perimetrin e Sigurisë, do të përjashtohen përgjithmonë nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa bizneset tregtare që do të përfshihen në veprimtari penale, do të përballen me forcën e ligjit deri në konfiskimin e pasurive, theksoi ministri.
Masat përfshijnë edhe garantimin e sigurisë rrugore, dënime të ashpra për shoferët që tejkalojnë shpejtësinë dhe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa mjetet që do të përdoren për transportin rrugor, duhet të jenë me logo të dukshme dhe të jenë njësoj në të gjithë vendin.
Kontrolle të shtuara për ushqimin do të kërkohet nga Agjencia Kombëtare të Ushqimit, ndërsa bashkive do t’i kërkohet një plan inspektimesh për verifikimin e situatës në Perimetrin e Sigurisë së shkollave.
Bala shtoi se do të ngrihet një Task Forcë e posaçme, e kryesuar nga Prefekti i qarkut, për të siguruar marrjen e masave brenda Perimetrit të sigurisë në shkolla.
Top Channel