53 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në një zonë pyjore të fshatit Tërnovë, Bulqizë, janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Autorët janë ende në kërkim ndërsa nën hetim u shpall kryetari i fshatit Tërnov, 62 vjeçari N. Z., dhe inspektori i shërbimit pyjor në këtë zonë, 59 vjeçari A. M., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
“Shërbimet e Komisariatit të Bulqizës dhe strukturat hetimore të krimeve në vëllim në DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet me shërbimin nga toka dhe me dron nga ajri, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht në zonën pyjore të fshatit Tërnovë, bashkia Bulqizë, Policia asgjësoi përmes djegies, 53 bimë narkotike kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së parë të Shkallës Parë të Juridiksionit të Dibrës së Përgjithshme, për të mëtejshme.
Top Channel