Policia Rrugore e Lezhës gjatë sezonit veror Gusht 2023, gjatë kontrolleve intensive në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin ka arrestuar 9 drejtues mjetesh si dhe proceduar penalisht në gjëndje të lirë 2 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Janë proceduar penalisht 8 drejtues mjetesh të cilët si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, janë bërë burim aksidenti me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë ndëshkuar administrativisht me gjoba, në total 3807 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme rrugore.

2033 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë ndëshkuar për parakalime të gabuara 588 drejtues mjetesh.

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit 80 drejtues.

181 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

111 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mospërdorje të kaskës mbrojtëse si dhe për mospërdorim të jelekut fosforeshent gjatë natës.

Ndërsa 779 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të tjera të ndryshme rrugore.

Policia e Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA